Roma do të luajë në ditën e nesërme ndaj Fiorentinës, për të nisur kështu rrugëtimin në Serinë A me Jose Mourinho në krye. Trajneri portugez e shijon shumë vëmendjen e kushtuar karshi tij dhe në Itali kanë simpati të veçantë për të. Sidomos nëse flasim për konferencat për shtyp, atje ku Mourinho nxjerr jo pak tituj të forta me deklaratat e tij.
Vetëm sa ka nisur dhe portugezi paralajmëron spektaklin e vërtetë, brenda dhe jashtë fushës. Teksa po fliste për ndeshjen kundër Fiorentinës, në një moment Mourinho është shprehur se i kanë munguar konferencat në Itali.
“Kur unë isha në Angli, gjithmonë bisedoja me ndihmësit e mi. Më mungonin konferencat e shtypit në Itali pasi në Anglia diskutojnë dhe duan vetëm polemikat. Por tani që jam në Itali, nuk dua të flas shumë për taktikat pasi e di se ju jeni kaq shumë të mirë për këtë pjesë”, tha mes ironisë Murinjo.
Universiteti Western Balkans, si universitet i gjeneratës së 4-t, organizoi ceremoninë e parë të diplomimit, një ngjarje historike që shënoi…
Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…
Jamarbër Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme 20 muajt që ka kaluar nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa…
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me disa mesazhe kompromentuese dhe të…
Një gjykatë serbe ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor…
Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,…