Një gjykatë serbe ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilin e akuzon për gjoja “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit, njoftoi të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD).
Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.
None found
Ai po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori kur Gjykata e Lartë e Suboticës urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
Me ligjin në Serbi, vrasja e rëndë dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burgim ose me burgim të përjetshëm.
Sipas njoftimit, përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi kanë komunikuar me familjarët e Spahiut, përkatësisht me bashkëshorten e tij, të cilën e kanë njoftuar për vendimin e fundit të gjykatës.
Serbia e akuzon Spahiun se ka kryer këtë vepër penale në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Por, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.
MPDJ tha se, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore.
“Avokati ka njoftuar se i ka dorëzuar gjykatës të gjitha dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe dokumentacionet që dëshmojnë se Spahiu e kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjes së Banjskës”, thuhet në njoftim.
Familjarët e Spahiut pritet të udhëtojnë të enjten në Suboticë për ta vizituar atë në paraburgim, thuhet në njoftim.
“Duke marrë parasysh vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë formale për lejimin e vizitës tek Spahiu, miratimi i të cilës pritet të bëhet brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme”, theksoi MPJD.
Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.
Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.
Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.
Këtë javë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska. Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd./REL
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…