Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me disa mesazhe kompromentuese dhe të pavërteta të dërguara në adresë të saj nga persona të panjohur.
Simaku sqaron se ka marrë mijëra mesazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin informacione të pavërteta rreth jetës së saj. Në reagim këngëtarja thekson se pavarësisht se jeta e saj është bërë tashmë publike, çështjet private që i përkasin vetëm asaj, do vijojnë të mbeten të tilla.
None found
Reagimi i Parashqevi Simaku:
Të dashur miq, Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më. Është e rëndësishme që ju, ndjekësit e mi të dashur, të dini të vërtetën dhe të mos ndikoheni nga fjalët e rreme që po qarkullojnë.
Kam marrë mijëra mesazhe ku më dërgohen disa mesazhe të krijuara me programe, që janë plotësisht gënjeshtra dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua. Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë.
Historia ime është bërë publike, por ka gjëra personale që nuk do t’i zbuloj kurrë. Jam besimtare dhe besoj me gjithë zemër se Zoti do të bëjë drejtësinë e tij në kohën e duhur. Ky është reagimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Dua vetëm që të dini se unë nuk jam ajo që këta njerëz përpiqen të paraqesin dhe do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë pavarësisht sfidave.
Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga në mënyrën më bindëse të mundshme, duke e shkatërruar Alavesin me rezultat…
Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, ka folur në emisionin “Vajza dhe Gra” për vrasjen e Arlinda Zekaj në…
Diskutime ‘zemre’ dhe shumë të sinqerta janë zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe Gra”. E ftuara Mira Kazhani ka…
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…