Mungon në grumbullimin e Kombëtares, lajme të mira për Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli nuk ka qenë pjesë e këtij grumbullimi të Kombëtares shqiptare të futbollit, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar që para startit të sezonit me skuadrën e Torinos.

Mbrojtësi pritej të ishte titullar në radhët e Torinos, por ka humbur ndeshjet e para të kampionatit të skuadrës së tij. Edhe trajneri Silvinjo shpjegoi se e kishte lënë jashtë listës për t’i dhënë kohë që të rikuperonte nga ky dëmtim me qetësi.

Dhe duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur për mbrojtësin kuqezi. Mediat italiane raportojnë se ai është shfaqur në stërvitje me Torinon, pasi problemi i tij thuajse është kaluar dhe ka nisur përgatitjen që në rifillimin e kampionatit, të jetë në fushën e lojës.

Torino do të luajë në sfidë të komplikuar në “Olimpico” ndaj Romës dhe pritet që për atë sfidë, Ismajli të jetë plotësisht i rikuperuar dje i gatshëm ët japë kontributin e tij në fushën e lojës.


Shtuar 3.09.2025 21:24