Categories: sport

“Mungojnë 4 titullarë” Shehi: Ishim pranë objektivave, dua ta ndërtoj skuadrën vetë

Tirana, e dalë nga objektivat e sezonit dhe e ngecur në vendin e pestë luan nesër një ndeshje sa për statistikë ndaj Apolonisë, e rënë matematikisht nga Kategoria Superiore. Para kësaj sfide për mediet foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, që shfaqi dyshime për të ardhmen e tij.

“Është një ndeshje që vjen dy javë nga fundi i kampionatit. Na gjen me mungesa për shkak të dëmtimeve. Calesë dhe Torassas, i shtohet edhe Batha për shkak të kartonëve. I shtohet listës edhe Ismajlgeci, të cilin nuk duam ta rrezikojmë. Megjithatë të rinjtë dhe ata që kanë luajtur më pak, do kenë mundësinë e tyre.

Të lidhura

None found

Kemi rikuperuar shumë pikë, i jemi afruar objektivave. Për një gol i afrohesh objektivave dhe më pas i largohesh përsëri. Me stafin tim nuk do bëja asgjë ndryshe. Tani që po mbaron kampionati do kemi kohë për të folur për të ardhmen.

Kam kontratë deri më 31 maj. Do ulemi dhe do flasim me presidentin. Ajo që është e sigurt është se pavarësisht se çfarë do të ndodhë, do i japim dorën njëri-tjetrit. Kur e ndërton skuadrën vetë dhe kur e merr skuadrën në mes sezoni, janë gjëra të ndryshme.

Nëse do jem unë, do ndërtojmë një skuadër sipas planeve të mia. Kjo varet edhe nga lojtarët dhe ofertat. E rëndësishme është që kur e fillon vetë, merr lojtarë që i përshtaten modulit dhe skemave të tua.

Më vjen keq, se i jemi afruar shumë objektivit. Dy javë më parë u afruam shumë edhe me titullin. Kur je një hap më pranë objektivit, të vjen keq, por i tillë është futbolli. Ne do mundohemi që të fusim edhe lojtarë, që nuk kanë pasur minutat e duhura.

Për shkak të situatave të caktuara, na është dashur që të përqendrohemi te lojtarët me eksperiencë. Kush fiton titullin? Nuk kam asnjë lloj interesi për titullin. Janë shumë skuadra në valle dhe për mendimin tim ta marrë ajo që e meriton më shumë. Nuk kam preferenca se kush e fiton titullin”, përfundoi Shehi.

Tags: Orges Shehi

të fundit

Lufta me Iranin trondit raportet SHBA-Arabi Saudite, Trump dhe bin Salman mes tensioneve të reja

Zhvillimet e luftës me Iranin duket se kanë lëkundur fort ekuilibrat gjeopolitikë në Lindjen e Mesme, ndërsa në të njëjtën…

7 minutes ago

INSTAT publikon të dhënat: Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë në vitin 2025

Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29…

9 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 3 Korrik 2026, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira,…

17 minutes ago

Pas zhgënjimit në Botëror, Gjermania mendon epokën e re me Klopp dhe objektivin Euro 2028

Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait në penallti (5-4) ka lënë shije të hidhur te…

2 hours ago

Ronaldo emocionon pas triumfit të Portugalisë me homazhin për Diogo Jotën

Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…

2 hours ago

Lamtumirë prekëse nga Botërori, Modric shpërthen në lot pas eliminimit të Kroacisë

Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…

3 hours ago