Pas ndarjes me Tiranën, Orges Shehi ka nisur një kapitull të ri te Prishtina, por duket se vëmendjen e ka ende te Superiorja. Madje, pjesë e objektivave të tij janë edhe futbollistë nga kampionët e Egnatias.
“Newsport.al” raportoi dje se klubi kryeqytetas është shumë afër marrëveshjes me Anio Poçin. Ndërkohë, sot bëhet me dije se Prishtina ka hyrë në garë edhe për sulmuesin e Egnatias, Nikola Buric.
None found
Sipas “Newsport.al”, klubi “bardheblu” i Superligës së Kosovës i ka paraqitur një ofertë direkte 29-vjeçarit. Sulmuesi kroat, i njohur për fizikun e tij imponues, vlerësohet shumë nga trajneri Orges Shehi, çka ka shtyrë drejtuesit e Prishtinës të veprojnë.
Gjatë sezonit të fundit me Egnatian, Buric u aktivizua në 40 ndeshje. Në këto paraqitje, kroati realizoi 9 gola dhe dha 1 asist, duke qenë një nga protagonistët e skuadrës.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…