Categories: sport

Fitorja ndaj Dritës e ngjit sërish Prishtinën në krye, Shehi: Suksesi erdhi nga sakrifica e lojtarëve

Prishtina është rikthyer në vendin e parë të Superligës së Kosovës pas suksesit 2-1 ndaj Dritës. Ndeshja u luajt në Gjilan dhe i përkiste xhiros së dytë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të Dritës.

Trajneri Orges Shehi u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës, duke vënë në dukje se ndaj një kundërshtari të fortë lojtarëve u duhej të jepnin maksimumin. Ai lavdëroi përqendrimin dhe qëndrueshmërinë e tyre, ndonëse ekipi po përballet me një kalendar të ngarkuar.

Të lidhura

None found

“Kjo është një fitore me shumë peshë, e arritur ndaj një kundërshtari të fortë. Jam i kënaqur që djemtë treguan përqendrimin dhe forcën e nevojshme. Edhe me një orar të ngjeshur, duhet ta ruajmë këtë ritëm”, tha Shehi.

Duke komentuar përballjet me rivalët, trajneri theksoi se shpesh përcaktohen nga momente të veçanta. Shehi kujtoi edhe humbjen e mëparshme, të cilën skuadra nuk e kishte pritur, dhe shpjegoi se pas saj Prishtina përmirësoi lojën dhe ndryshoi qasjen.

“Episodet vendosin ndeshjet kundër rivalëve. Humbja jonë e parë erdhi në takimin e parë, me një rezultat që nuk e prisnim. Më pas u përmirësuam dhe e ndryshuam mënyrën e lojës. Kundërshtari ndërroi një lojtar nga protokolli në momentet e fundit”, u shpreh ai.

“Synuam t’ua ndalonim pikat e forta, të krijonim epërsi në mesfushë, të sulmonim nga krahët dhe të shfrytëzonim sulmuesit tanë”, shtoi Shehi.

Meritën për fitoren, tekniku ia dha futbollistëve dhe sakrificës së tyre në fushë. Ai sqaroi gjithashtu se ngarkesa e ndeshjeve e ka bërë të nevojshëm rotacionin në formacion.

“Sakrifica e lojtarëve e përcaktoi fitoren, ndaj suksesi u takon atyre. Kam folur shpesh për grupin që kemi dhe rotacionet mund të ndodhin nga një ndeshje në tjetrën”, deklaroi trajneri.

“Kemi pasur shumë ndeshje brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa Albini dhe Diatta kanë luajtur rregullisht. Pas ngarkesës së ndeshjes së fundit, ekzistonte rreziku i lëndimit, prandaj vendosëm t’i ruanim dhe t’u jepnim më pak minuta”, përfundoi Shehi.

Prishtina kryeson tabelën me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva, e dyta me 27 pikë. Drita renditet e treta me 23 pikë.

të fundit

Gjykata pranon marrëveshjet për fajësi të Haxhi Dërgutit dhe Sali Dakajt; Dakaj kërkon kthimin e 150 mijë eurove

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie të arritur mes të akuzuarve: Ish-Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit,…

2 minutes ago

Liria fiton sërish, Prishtina e Re ndalet në barazim

Të mërkurën janë zhvilluar edhe ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë, që nisi të martën dhe përfundon…

4 minutes ago

Institucionet i shërbejnë shtetit, jo mbretit”/ Opozita akuzon Netanyahun për cenim të procesit demokratik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet…

10 minutes ago

Tre të mitur e panë ngjarjen”, çfarë thuhet se ndodhi në stacionin policor para vrasjes së Arlindës?

Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e…

13 minutes ago

Prishtina fiton ndaj Dritës dhe rikthehet në krye

Skuadra e Prishtinës ka mposhtur Dritën në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës futboll. Të…

22 minutes ago

Teuta përgatitet për Tiranën, synon të reagojë pas dy humbjeve radhazi

TeutaTeuta vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Abissnet Superiore”, sfidë të cilën do ta luajnë të shtunën përballë Tiranës…

22 minutes ago