Eva Murati mungoi në emisionin e të mërkurës në ekran dhe ky fakt i ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj. Për këtë arsye, Eva është detyruar të japë një shpjegim dhe të zbulojë pse mungoi në program. Ajo ka treguar se nuk ka qenë e pranishme për shkak se ka qenë e sëmurë dhe fatmirësisht nuk ka lidhje me Covid-19. Moderatorja është shprehur se trupi i saj pësoi një “kolaps” pas aventurave të saj të fundit.
“Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në Champions League po shkruaj këtu! Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Ne 4 vjet Champions kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme por për shkak se isha e semurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program! Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq) Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva, teksa ka publikuar një foto të saj tërësisht pa make up.
Kujtojmë se këto kohë Eva Murati ka qenë ndër personazhet e diskutuar në mediat rozë pas pjesëmarrjes në emisionin italian “Tik Taka”. Gjithashtu moderatorja ka bërë të ditur se ka firmosur një kontratë me një kompani të rëndësishme menaxhimi në Itali.