sport

Mungesa në mbrojtje dhe mesfushë, kështu pritet ta “arnojë” Reja formacionin ndaj Izraelit

Kombëtarja  është duke u përgatitur për dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Nations League.

Shqipëria e cila ndodhet në vend të fundit ka mundësi të marrë kreun e grupit nëse fiton të dy ndeshjet, me Izraelin jashtë dhe Islandën në “Air Albania”.

Të lidhura

None found

Mundësia e dytë është një fitore ndaj Izraelit me më shumë se dy gola dhe më pas në “Air Albania” do të mjaftonte edhe një barazim.

Shpresat janë gjithmonë kur bëhet fjalë për “kuqezinjtë”, por e vërteta është se skuadra vjen e gjymtuar në këto dy ndeshje.

Në mbrojtje nuk janë dy titullarët Gjimshiti dhe Kumbulla, ndërsa përkrah Ismajlit që po kalon një formë të shkëlqyer për ndeshjen me Izraelin pritet Veseli dhe një mes Gjasulës ose Ajetit.

Në mesfushë nuk janë të gatshëm Keidi Bare dhe Endri Çekiç, më këtë të fundit që po kalon një formë fantastike në turqi.

Në kushte të tilla mesfusha pritet të përbëhet nga Abrashi, Bajrami dhe Asllani, ndërsa në krahë do të jenë Balliu dhe Hysaj.

Më Uzunin që ka pasur disa shqetësime, dyshja e sulmit duket se do t’i përkase Brojës dhe Cikalleshit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjasula (Ajeti), Veseli; Balliu, Asllani, Abrashi, Hysaj, Bajrami; Broja, Cikalleshi./albeu.com

të fundit

Izraeli pa fitues të qartë: blloku i Netanjahut humbet shumicën

Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të…

1 minute ago

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama shpërthen ndaj të rinjve që protestojnë: Dhunues urbanë dhe përndjekësish online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si…

3 minutes ago

Vora dhe Vllaznia përballen në kërkim të fitores së vetme që u bën punë

Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi  FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…

7 minutes ago

Pesë sfidat e Kategorisë së Parë në zhvillim: Pogradeci përballë Orikut, këto janë rezultatet

Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…

7 minutes ago

Real Madridi shqyrton ofertë deri në 150 milionë euro për Bukayo Sakan

Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…

8 minutes ago

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO: Kthehuni në seanca

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…

15 minutes ago