Categories: sport

Foda lë jashtë Zabërgjën për duelin me Izraelin, ndonëse titullar në dy ndeshjet e para

Franco Foda ka përzgjedhur lojtarët që do të jenë në dispozicion për përballjen me Izraelin, ku Kosova synon të marrë fitoren e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Në listën zyrtare prej 23 futbollistësh për ndeshjen që zhvillohet në Debrecen nuk janë përfshirë Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu, megjithëse të tre janë pjesë e grupit të grumbulluar.

Vendimi për Zabërgjën është surprizues, pasi ai e nisi nga minuta e parë si sfidën ndaj Irlandës, ashtu edhe atë kundër Austrisë.

Kosova e hapi edicionin me triumfin 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në Prishtinë, por më pas humbi 3-1 në transfertë kundër Austrisë. Me tri pikë të fituara, “Dardanët” renditen të dytët në Grupin B3, pas Austrisë.

Foda e ka vlerësuar Izraelin si ekip të fortë, pavarësisht rezultateve që ka marrë në dy ndeshjet e para.

Sipas përzgjedhësit gjerman, kundërshtari ka lojtarë teknikë e të shpejtë, me cilësi individuale. Ai ka nënvizuar se Kosova duhet të luajë me agresivitet në këtë përballje.

të fundit

Snopçe: Ndërprerja e seancës së pyetjeve në Kuvend krijon precedent shqetësues për demokracinë parlamentare

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

11 minutes ago

Andonovska mohon se ISHP-ja ka kërkuar përjashtimin e fëmijëve të pavaksinuar nga shkollat dhe kopshtet

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

11 minutes ago

Thaçi viziton punimet në rrugën “Sokoli” në Plemetin, teksa në Obiliq vijojnë projektet infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

14 minutes ago

Zbulohen mbetje mortore në Brod, identiteti pritet të përcaktohet me analiza të ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

26 minutes ago

Kosova vijon përgatitjet për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…

33 minutes ago

Real Madridi rikthen Michael Olisen në fokus, Bayern Munichu kërkon ta mbajë

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…

33 minutes ago