sport

Mund të ketë Shqipërinë kundërshtare në Botëror, Kuman është i kënaqur: Me një europiane kemi më shumë shanse

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, është shfaqur i kënaqur me shortin e Botërorit 2026, që vuri ekipin e tij në Grupin F, përkrah Japonisë, Tunizisë dhe fitueses së play-off europian në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.

Ai e cilësoi këtë një “short të mirë”, duke thënë se ishte “i kënaqur” me verdiktin që kishin dhënë goglat.

Të lidhura

None found

“Të gjithë grupet janë mjaft të ekuilibruar, përfshirë grupin tonë. Japonia ka gjithmonë një ekip futbolli të përgatitur, me atleticizëm, Tunizia është një sfidë për ne aktualisht. Dhe skuadra e tretë është nga Europa dhe mund të jetë përsëri Polonia, me të cilën kemi luajtur në kualifikuese. Një skuadër europiane, të paktën, dhe kemi një mundësi më të mirë për të fituar. Mund të jemi të kënaqur, megjithëse çdo gjë përbën sfidë. Nuk ka më vende të vogla”, tha ai.

Holanda ka nisur prej kohësh punën për Botërorin dhe Kuman zbuloi se përfaqësues të federatës kishin qenë në SHBA duke kërkuar një vendndodhje për bazën e ekipit. Duke qenë në Grupin F, tashmë dihet edhe në cilën pjesë të SHBA do të luhen ndeshjet, apo edhe në Meksikë.

“Është shumë vapë atje, edhe me keq në Monterrej të Meksikës. Do të duhet të kemi kujdes. Përfaqësuesit tanë kanë qenë disa herë në SHBA, po udhëtojmë duke parë vendndodhje të ndryshme dhe duhet të vendosim destinacionin tonë përfundimtar sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përgatitemi me detaje, gjithsesi”, tha trajneri i Holandës pas shortit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago