sport

Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, Laçi: Me lojtarët që kemi meritojmë vendin e parë në grup

Qazim Laçi, futbollisti i radhës i cili ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Izraelin, sfidë e cila do të luhet në transfertë ditën e shtunë duke nisur që nga ora 20:45.

Mesfushori i Ajaccios se objektivi në transfertën izraelite është fitorja, i vetmi rezultat që mban kuqezinjtë e Edi Rejës në garë për kreun e grupit.

Të lidhura

None found

“Besoj se mund t’i jap shumë fuqi ekipit, të kontrollojmë topin dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Të bëjmë presing sa më sipër që të fitojmë sa më shumë topa në zonën e Izraelit, pasi edhe trajneri dëshiron këtë stil loje. Këtë do mundohem të bëj edhe unë.

Konkurrenca? Çdo lojtar në rolin tim do mundohemi të jemi të gjithë gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë për momentin, të gjithë po përgatiten shumë mirë për këtë ndeshje që duhet ta fitojmë.

Presioni? Do kemi presion për të fituar ndeshjen, por nuk kemi presion për momentin. Ekipi po punon mirë, jemi gati të ikim në Izrael dhe të fitojmë ndeshjen, me objektivin për të fituar grupin. Do japim maksimumin, kemi vlera dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Besoj se ky grup e meriton të marrë vendin e parë.

Ajaccio? Jam shumë i kënaqur, pasi kishte disa vite që ekipi po punonte mirë dhe po luftonte për të dalë në elitën e futbollit francez. Kam 6 vite në ekip, ia arrita qëllimit, jam shumë i kënaqur. Të gjithë lojtarët e Kombëtares luajnë në nivele të mira, kjo rrit konkurrencën dhe përmirëson ekipin.

Taktikat? Kemi disa lojtarë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar ekipin. Trajneri ka bërë disa skema ndryshe, do mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe të rinjtë do japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Izraelit. Një sfidë shumë e fortë sa i përket anës fizike, por edhe faktit që kemi humbur ndeshjen e parë ndaj tyre”, përfundoi mesfushori dibran.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago