Sulmuesi kosovar Muhamet Hyseni është prezantuar si përforcimi më i ri i skuadrës rumune Farul Constanta, duke hedhur një tjetër hap në karrierën e tij.
None found
Farul Constanta ka bërë të ditur se ka gjetur marrëveshjen me klubin danez AC Horsens për transferimin e Hysenit. Futbollisti ka përfunduar tashmë testet mjekësore dhe i është bashkuar ekipit që drejtohet nga trajneri Ioan Ovidiu Sabau.
Hyseni, i lindur më 6 shkurt 2001 në Podujevë, rikthehet pas një sezoni të kaluar në futbollin kosovar, ku ishte pjesë e Llapit.
Me skuadrën nga Podujeva, ai regjistroi 32 paraqitje, duke shënuar 12 gola dhe dhënë tri asistime. Këto statistika e mbajtën atë mes sulmuesve më produktivë të futbollit kosovar.
Edicioni më i suksesshëm për Hysenin ishte sezoni 2023/24. Në 36 ndeshje të kampionatit të Kosovës, ai realizoi 26 gola dhe shtatë asistime, duke fituar edhe titullin e golashënuesit më të mirë.
Në elitën e futbollit kosovar, sulmuesi ka luajtur gjithsej 108 ndeshje. Gjatë këtyre paraqitjeve, ai ka shënuar 41 gola dhe ka regjistruar 13 asistime.
Përgjatë karrierës, Hyseni ka qenë pjesë edhe e Feronikelit 74 dhe FC Malishevës, ndërsa ka provuar gjithashtu futbollin danez me AC Horsens.
Ai është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, me dy paraqitje të regjistruara me fanellën e “Dardanëve” dhe një gol të shënuar.
Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…
Një trafikant i dyshuar droge, i kërkuar nga drejtësia amerikane, është arrestuar në Guatemalë gjatë operacioneve të sigurisë kundër krimit…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…
Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte…
Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por pa…
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…