Categories: sport

Lëndimi muskulor e lë Muhamet Hysenin jashtë për rreth gjashtë javë

Sulmuesi kosovar Muhamet Hyseni do të mungojë për afërsisht gjashtë javë, pasi ka pësuar një problem muskulor. Vështirësitë po e shoqërojnë që në muajt e parë të aventurës në futbollin rumun.

Hyseni iu bashkua këtë sezon Farul Constanțas, ekipit të Superligës rumune, në formë huazimi nga klubi danez AC Horsens.

Të lidhura

None found

Fillimisht, sulmuesit iu desh të përballej me një periudhë të vështirë personale, pas vdekjes së babait të tij në mes të shtatorit. Përveç kësaj, ai priti edhe pajisjen me leje pune nga autoritetet rumune.

Pasi kaloi këto pengesa, Hyseni u aktivizua si titullar për herë të parë me fanellën e Farulit dhe zhvilloi një paraqitje të mirë. Pas ndeshjes, megjithatë, nisi të ndiente dhimbje në muskujt e barkut.

Trajneri i skuadrës, Ioan Sabau, e bëri të ditur lëndimin dje, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Otelul.

Mungesa vjen në një kohë kur Hyseni sapo kishte nisur të merrte minutat e para dhe të përshtatej me ekipin e ri e kampionatin rumun.

Tani prioritet është rikuperimi i sulmuesit, me synimin që ai të kthehet sa më shpejt në dispozicion të skuadrës dhe të tregojë aftësitë e tij në futbollin rumun.

të fundit

Përfundon protesta në kryeqytet, raportohet për 13 të lënduar dhe shoqërime

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e…

2 seconds ago

Drejtuesi i Ferrarit i jep 10 nga 10 Roadster-it të ri të Teslës

Benedetto Vigna, CEO i Ferrarit, ka vlerësuar me notën 10 nga 10 teknologjinë dhe prezantimin e Tesla Roadster-it të ri,…

27 seconds ago

Francë, demonstratat tensionohen në Marsejë: 135 persona të arrestuar

Protestat në Francë janë përshkallëzuar sërish këtë të shtunë, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë në Marsejë, ndërsa në Paris…

15 minutes ago

Dalipi shënon sërish për Vaduzin, por skuadra mposhtet nga Servette

Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.Sulmuesi…

15 minutes ago

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari dhe kryetifozi i Kombëtares që u plagos rëndë në sy

I plagosuri, VishkulliErjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, pasi…

21 minutes ago

Shqiptarët e Luginës së Preshevës bashkojnë forcat për më shumë mandate në Serbi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të…

23 minutes ago