Ernest Muçi duket se ka bindur trajnerin Giovanni van Bronckhorst dhe tashmë po kthehet në një titullar te skuadra e Besiktasit.
Sulmuesi shqiptar ka luajtur që nga minuta e parë në sfidën e sotme në kampionat kundër Koniasporit, madje ka qenë një nga protagonistët në suksesin 2-0, pasi ka dhënë asistin e golit të dytë për shokun e skuadrës Rafa Silva.
Pas një momenti të vështirë, talenti kuqezi duket se ka bindur trajnerin holandez dhe tashmë po luan në vazhdimësi dhe po rifiton vendin e titullarit tek gjigantët turq të Besiktasit.