Ankaragucu dhe Besiktas e kanë mbyllur 0 me 0 sfidën e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.
Ndeshje për t’u harruar për Besiktas, që nuk bëri shumë përpjekje që të shënonte.
Ernest Muçi dhe Milot Rashica e nisën titullar këtë takim.
Rashica u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Muçi la fushën e lojës në minutën e 88’.
Besiktas i beson kështu shtëpisë së tij, kualifikimin për në finalen e madhe. Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet më 7 maj, ora 19:30.
Fitorja e Kupës së Turqisë do të ishte trofeu i parë me Besiktas, si për Muçin dhe për Rashicën.