Mourinho te Roma, Conte: Kam vetëm respekt për të

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se nuk ka probleme me Jose Mourinhon dhe insiston se do ta vendos të ardhmen kur koha të vijë.

 

Mourinho u emërua trajneri i Romës, që nënkupton se “Special One” do takohet me Conten pas disa problemeve në Premierligë.

Sidoqoftë, tekniku italian tha se ka vetëm respekt mes tij dhe Mourinhos.

“Është lajm i mirë për të gjithë, i uroj më të mirat, pos kur luan ndaj Inter”.

“Ka respekt të madh mes nesh”, deklaroi ai.

I pyetur nëse Agnelli e uroj për titullin, Conte tha se ky i fundit e ka uruar presidentin e klubit.

“E pashë që ka uruar presidentin Zhang dhe kjo është e mjaftueshme”, vazhdoi ai.

Conte foli edhe për kontratën, që i skadon në qershor të vitit 2022.

“Ta shijojmë këtë moment, do këtë kohë për të biseduar se bashku me presidentin, drejtorët dhe do zgjedhim rrugën më të mirë për Interin”.

Romelu Lukaku ka luajtur rol të rëndësishëm këtë edicion, por a do arrijë nivelin e CR7?

“Ronaldo është kampion dhe ka dëshmuar sa vlen. Lukaku është futbollist e mirë. Ronaldo ka reputacion më të madh, por Romelu ka të gjitha mjetet për të arritur gjëra të rëndësishme”, përfundoi ai.


Shtuar 5.05.2021 09:34