Jose Mourinho ka insistuar se ai është i gatshëm që të bëjë rikthimin e menjëhershëm në stol mes thashethemeve se tifozët e Chelseat po kërkojnë me çdo kusht rikthimin e tij në ‘Stamford Bridge’.
‘The Special One’ është momentalisht i papunë qe prej largimit të tij emocional nga Roma më herët gjatë këtij sezoni.
None found
Krahas faktit që Mourinho ka humbur mbështetjen e një pjese të tifozëve të Chelseat për shkak se ka drejtuar klube si Manchester United dhe Tottenham, pjesa më e madhe e tyre kanë ende një afeksion ndaj njeriut i cili i udhëhoqi ata drejt fitimit të tre titujve të Ligës Premier.
Marrëdhenia mes tifozëve të klubit londinez dhe trajnerit aktual Mauricio Pochettino është momentalisht e tensionuar pas një serie të rezultateve dëshpëruese, e cila arriti kulmin vikendin që lamë pas me barazimin 2-2 ndaj Brentfordit.
61-vjeçari duket se po e shijon kohën e tij larg futbollit ndërsa momentalisht është në Arabinë Saudite aty ku të shtunën ishte pjesëmarrës në garën e Çmimit të madh në Jeddah, si dhe kishte ndjekur nga afër meçin e Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou.
Kur u pyet nëse ai është i gatshëm që të vazhdojë karrierën e tij si trajner, Mourinho dha një përgjigje të prerë.
“Nuk jam në pushim, unë dua të punojë. Unë dua të punojë por nuk dua që të marrë ndonjë vendim të gabuar. Unë duhet të pres për vendimin e duhur, atë që më motivon mua, por nëse do të mund të punoja nesër, unë do të punoja nesër”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…