sport

Chelsea merr vendimin për të ardhmen e Pochettinos pasi tifozët bëjnë thirrje për kthimin e Mourinhos

Mauricio Pochettino ka thënë se ai nuk do të dorëzohet në misionin e tij për tu munduar që ta ndryshojë mendjen e tifozëve të Chelseat, të cilët kërkuan largimin e tij pas ndeshjes me Brentfordin të shtunën.

Por, trajneri i klubit londinez duket se e ka humbur mbështetjen e shumicës së tifozëve të klubit andaj e ardhmja e tij po vazhdon të jetë gjithnjë e më shumë në dyshim.

Të lidhura

None found

Chelsea pritet të qëndrojë me Pochettinon të paktën deri në fund të sezonit. Hierarkia e klubit nuk dëshiron një përsëritje të sezonit të kaluar, kur ata shkarkuan Graham Potter në prill dhe më pas mbaruan sezonin në një mënyrë të tmerrshme.

Sidoqoftë, atmosfera brenda Chelseat po kërcënon të bëhet toksike dhe situata duket se nuk është aspak e qëndrueshme, ka bërë të ditur The Standard.

Kishte pasur gjithashtu thirrje nga tifozët të cilët kërkonin rikthimin e Jose Mourinhos, teksa me kritika të mëdha u përcoll pronari Todd Boehly, i cili mori pjesë në garën e Çmimit të Madh në Bahrein për Formula 1, në të njëjtën kohë kur Chelsea po zhvillonte ndeshjen.

Chelsea nuk ishin të interesuar për të emëruar Mourinhon në stol verën e kaluar, dhe asgjë më ndryshe nuk pritet të ndodhë as tani, përkundër faktit që tekniku portugez tani është në pritje të ofertave pas shkarkimit nga Roma.

“Blutë e Londrës” janë 19 pikë larg top katërshes në Ligën Premier dhe gjashtë pikë larg West Hamit që renditet në pozitën e shtatë. /Telegrafi/

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

2 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

2 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

2 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

2 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

2 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

2 hours ago