Jose Mourinho ka debatuar me disa gazetarë pas derbit së Romës dhe u largua nga konferenca për shtyp.
“Special One” mesa duket ishte i zhgënjyer për humbjen e dytë këtë sezon, sidomos nga rivali, Lazio.
Mourinho reagoi menjëherë pas humbjes duke mbledhur lojtarët në mesin e fushës dhe iu dha një fjalim movitues.
Sidoqoftë, zemërimin nuk e mbajti në intervistë pas ndeshjes duke fajësuar arbitrin dhe VAR-in për disa vendime.
Kjo nuk ndalet me kaq, ngase Mourinho ka argumentuar me gazetarin e Sky Sports, Angelo Mangiante dhe disa gazetarët të tjerë, pastaj u largua nga konferenca për shtyp.