Categories: sport

Mourinho entuziazmon tifozët e Real Madridit me mesazhin e parë pas kthimit

Jose Mourinho, trajneri i ri i Real Madridit, ka zhvilluar intervistën e tij të parë zyrtare pasi udhëhoqi seancën e parë stërvitore në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas.

Tekniku portugez bëri të qartë se kthimi i tij në “Santiago Bernabeu” përfaqëson më shumë sesa një angazhim profesional, duke e përshkruar si një mision për ta udhëhequr klubin drejt arritjeve të reja.

Të lidhura

None found

“Fjalët nuk mjaftojnë, sepse kjo për mua është një mision. Nuk jam këtu për të menduar për veten apo për sa shumë do të fitoj. Jam këtu për t’i ndihmuar të gjithë të bëhen më të mire, lojtarët, stafin, për të krijuar një kulturë pune, përgjegjësie, ambicie dhe diçka që e njoh shumë mirë: përgjegjësinë dhe nderin për të punuar për Real Madridin”, deklaroi Mourinho.

Ai nënvizoi se e vlerëson veçanërisht idenë e të qenit në shërbim të klubit dhe jo thjesht i punësuar prej tij.

“Më pëlqen shumë ky koncept. Nuk bëhet fjalë të punosh te Real Madridi, por të punosh për Real Madridin. Ky është fryma e misionit që më ka sjellë këtu”.

https://x.com/realmadrid/status/2075580610882511049

Mourinho tregoi gjithashtu se përgatitjet për edicionin e ri nuk nisën me ardhjen e tij në Madrid, por kishin filluar më herët përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me drejtuesit e klubit.

“Kemi punuar shumë fort. Nuk është se erdha sot dhe gjithçka filloi tani. Prej kohësh kemi bashkëpunuar me strukturat e klubit në nivele të ndryshme. Sot teknologjia të lejon të punosh edhe pa qenë fizikisht këtu”.

Sa i përket periudhës përgatitore, ai u shpreh se synon ta përdorë në maksimum këtë fazë për t’u njohur më mirë me skuadrën, si edhe me elementët e rinj.

“Do t’i shfrytëzojmë maksimalisht dy javët e ardhshme. Sigurisht që do të doja t’i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion, por kjo është një mundësi e mirë për të njohur futbollistët e rinj dhe që edhe ata të më njohin mua”.

Portugezi shtoi se shumë prej lojtarëve të rinj do të jenë pjesë edhe e Castillas dhe theksoi se i pëlqen të japë kontribut në rritjen e tyre.

“Shumë prej të rinjve do të jenë gjithashtu pjesë e Castillas dhe mua më pëlqen të kontribuoj në zhvillimin e tyre”.

Në fund, Mourinho tha se me kalimin e kohës grupit do t’i bashkohen edhe kampionët e botës, ndërsa u shpreh i bindur dhe i mbushur me ndjenjën e dashurisë për klubin.

“Me kalimin e kohës do të na bashkohen edhe kampionët e botës. Jam plot besim dhe me ndjenjën se e dua këtë klub”, përfundoi ai.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

2 minutes ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

3 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

8 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

8 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

9 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

9 minutes ago