sport

“Mos trego mungesë respekti ndaj meje”/ Messi përplaset me arbitrin portugez, shpërthen rrjeti

Lionel Messi ishte protagonist jo vetëm me paraqitjen e tij në fushë, por edhe me një debat të tensionuar me arbitrin João Pedro Pinheiro gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Zvicrës.

Incidenti ndodhi në pjesën e parë të takimit, pak çaste para ekzekutimit të një goditjeje dënimi për Zvicrën. Si kapiten i Argjentinës, Messi ishte vendosur në murin mbrojtës kur arbitri portugez i kërkoi të ruante distancën e duhur.

Të lidhura

None found

Megjithatë, mënyra se si gjyqtari iu drejtua nuk i pëlqeu aspak yllit argjentinas.

Sipas pamjeve që janë bërë virale në rrjetet sociale, Messi reagoi menjëherë dhe i kërkoi arbitrit të ndryshonte tonin e komunikimit.

“Më fol siç duhet. Mos trego mungesë respekti ndaj meje”, ishte reagimi i 39-vjeçarit ndaj Pinheiros.

Momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga tifozët, të cilët vlerësuan mënyrën se si kapiteni i Argjentinës kërkoi respekt gjatë komunikimit me arbitrin, ndërsa disa të tjerë ‘shpërthyen’ në rrjetet sociale se përse Messi nuk u ndëshkua me karton.

Në fund, Argjentina arriti të fitojë 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026./Top Channel

të fundit

Përshkallëzohet situata në rrugët e Tiranës! Molotov drejt autoblindës së policisë, efektivët ndjekin protestuesit në rrugica (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

3 minutes ago

VIDEO NEWS/ Police use drone to drop tear gas on protesters, moment it crashes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…

13 minutes ago

Arsenali synon huazimin e Endrickut nga Real Madridi në janar

Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

13 minutes ago

Protesters move to Myslym Shyri Street, blocking it with garbage bins

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…

14 minutes ago

E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

14 minutes ago

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund zbulojnë formacionet për derbin gjerman

Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…

14 minutes ago