Categories: sport

Messi përplaset me një lojtar të Beninit gjatë lamtumirës nga Argjentina

Lionel Messi e përjetoi me emocione të veçanta ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës, por festa pas triumfit 3-0 ndaj Beninit u shoqërua edhe me një episod të pazakontë.

Pas përfundimit të takimit, disa futbollistë të përfaqësueses afrikane iu afruan yllit argjentinas me synimin për të marrë një fotografi ose një kujtim nga ai.

Të lidhura

None found

Ndërsa disa prej tyre përdorën telefonat për ta fotografuar, një lojtar i Beninit u tregua veçanërisht këmbëngulës dhe nuk reshti së ndjekuri Messin në fushë.

Fillimisht, kapiteni i Argjentinës zgjodhi të mos reagojë, pasi dëshironte të festonte i qetë me bashkëlojtarët e tij këtë moment të rëndësishëm.

Por këmbëngulja e futbollistit kundërshtar vazhdoi dhe, pas njëfarë kohe, durimi i Messit mbaroi.

39-vjeçari e shtyu lehtë lojtarin e Beninit, duke i bërë të ditur se kishte nevojë për hapësirë për të festuar me ekipin e tij.

“Lërmë”, dëgjohet të shprehet Messi në pamjet e filmuara nga kamerat, të cilat më pas u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pavarësisht këtij çasti nervozizmi, episodi mbeti i parëndësishëm krahasuar me madhështinë e mbrëmjes, e cila u zhvillua përpara më shumë se 90 mijë tifozëve.

Messi i dha fund aventurës së tij me kombëtaren argjentinase në mënyrën ideale: shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime në fitoren 3-0 ndaj Beninit.

të fundit

Rock mass collapses on Qafë Buall–Krastë road, traffic completely blocked (video)

Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…

2 minutes ago

Putin visits China accompanied by nuclear briefcase “Cheget” – what is its function

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një zyrtar që mbante të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, pajisje që…

3 minutes ago

Ura e Krimesë nën goditjen e tretë ukrainase brenda një jave, pezullohet edhe qarkullimi i trenave

Ukraina ka goditur për herë të tretë brenda një jave urën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë. [...]Read More...

3 minutes ago

Changes in Italy’s 2027 budget: retirement at 64 and tax relief for young people

Qeveria italiane po përgatit ndryshimet përfundimtare në projektbuxhetin e vitit 2027, ku në fokus janë pensionet, shëndetësia, lehtësitë fiskale për…

3 minutes ago

Rreziqet e Roblox për të miturit në Senatin amerikan: dy dëshmitarë rrëfejnë abuzimet

“Nëse fëmijët tuaj janë në Roblox, ata nuk janë aspak të sigurt.” Me këtë deklaratë senatori Josh Hawley hapi seancën…

3 minutes ago

Sponsorship bill approved in Education Committee with 6 votes in favor and none against

Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Edukimin,…

3 minutes ago