Morata rikthehet në axhendën e Barcelonës

Spanjolli, Alvaro Morata është një nga sulmuesit që pëlqehet shumë nga skuadra, por nuk reziston gjatë te asnjëra prej tyre.

Aktualisht ai është i huazuar te Juventusi, por Allegri nuk është i bindur për performancën e tij, ndaj klubi italian madje po mendon jo vetëm të mos blejë kartonin e tij në verë, por edhe t’i japë leje në janar duke anuluar huazimin.

Ideja e Juventusit nuk do të ishte tjetër veçse të presë Edinson Cavanin deri në fund të vitit, duke i vjedhur nënshkrimin Barcelonës, e cila donte ta shtonte me kosto të ulët në janar. Kjo lëvizje e “Zonjës së Vjetër”, do të ndryshonte planet e katalanasve, të cilët më pas do të mendonin për Alvaro Moratan, një futbollist që tashmë tingëllonte verën e kaluar kur më në fund zgjodhën Depay.

Atletico ka disa fronte të hapura me Barcelonën, veçanërisht për çështjen e Griezmann, kështu që dërgimi i Moratas në Barcelonë do të përshtatej në planet e klubit. Morata mund të jetë “9”-ja e Xavi-t, diçka e paimagjinueshme disa muaj më parë, por tani po fiton forcë me kalimin e javëve. /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 09:11