Alvaro Morata festoi para pak kohësh titullin kampion në Turqi me fanellën e Galatasaray.
Sulmuesi i Kombëtares spanjolle do të vazhdojë të jetë i huazuar në Turqi deri në janarin e vitit të ardhshëm nga Milani.
Por në një intervistë për mediat spanjolle, Morata është shprehur se dëshiron rikthimin në kombin e tij, duke lënë të hapur një lamtumirë me Milanin.
“E ardhmja ime? Do të doja të rikthehesha në Spanjë dhe do të thoja tek Getafe.
Por kam ende gjashtë muaj huazim te Galatasaray, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të doja të kthehesha në Spanjë. Do të zgjedh atë që do ta bëjë familjen time më të lumtur”, u shpreh 32-vjeçari.