Monza fillon të ëndërrojë, Berlusconi përgatitet për transferimin e jashtëzakonshëm

Monza është ngjitur në Serie A për këtë sezon dhe ka filluar të bëjë një merkato të bukur me disa lojtarë nga Serie A.

Berlusconi, numri një i klubit, po mendon për një transferim gjigant për ekipin e tij. “Corriere dello Sport” shkruan se Slivio Berlusconi i shkel syrin Mauro Icardit dhe ëndërron ta shohë atë në qendër të sulmit të Monzas.

Galliani foli për një marrëveshje që ishte e paarritshme, por jo e pamundur dhe madje edhe Pier Silvio, gjatë prezantimit të orarit në Mediaset, nuk u përmbajt.

“Do të ishte një mundësi e shkëlqyer ta kishim atë në Monza dhe imagjinoni se çfarë historie do të ishte. Por nuk do të flas më gjatë, kam besim te Galliani”, mjaftuan këto fraza nga Berlusconi dhe tani Monza fillon të ëndërrojë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.07.2022 09:31