Maroku eliminoi Spanjën nga Kupa e Botës pas goditjeve të penalltive.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Portugalisë, prezent ka qenë portieri i Marokut dhe trajneri.
None found
Ndërkohë, një moment prekes ka ardhur gjatë konferencës për shtyp, ku një gazetar nga Maroku mori fjalën dhe nuk kishte asnjë pyetje për të bërë, por vetëm falenderime.
“Unë jam një gazetar nga Maroku, por dua të flas në anglisht që ta kuptojnë të gjithë ata që janë këtu mesazhin tim. Ju sot keni bërë historinë. Unë nuk kam asnjë pyetje për ju. Dua vetëm t’ju falënderoj. Dua t’ju falënderoj sepse kjo arritje nuk ka ardhur kurrë më parë për futbollin e Marokut. Keni kthyer besimin e një gjenerate të tërë të Marokut.
40 milionë njerëz në Marok janë me sytë nga ju. Faleminderit trajnerit për punën që ka bërë. Sot ka shkruar historinë e Marokut. Tani jam me lot në sy. Faleminderit”, tha gazetari që u shoqërua me duartrokitje nga portieri i Marokut./ h.ll/albeu.com
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…
Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…