Categories: kosovë

Halili paralajmëron: Kosova s’duhet të bjerë pre e lojërave politike, anëtarësimi në KiE është i domosdoshëm

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të trajtohet si një ndër objektivat kryesore shtetërore, sepse përveç vlerës diplomatike, ai do të sillte përfitime konkrete për qytetarët, sidomos në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Këtë e thekson analisti Nijazi Halili, i cili në një deklaratë për “Bota Sot” shprehet se Kosova duhet të vijojë me vendosmëri përpjekjet për anëtarësim, pa lejuar që procesi të bllokohet nga llogaritë politike.

Ai e sheh këtë proces si një hap thelbësor për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe për thellimin e demokracisë. Sipas tij, takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, tregon se kjo çështje mbetet ende në agjendën diplomatike të Kosovës.

Të lidhura

None found

Halili kujton se mundësitë për anëtarësim janë reale, duke përmendur mbështetjen që Kosova mori në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në prill të vitit 2024.

“Fakti që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi në prill 2024 rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës tregon se ka hapësirë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate”, thekson ai.

Megjithatë, Halili nënvizon se procesi nuk ka përfunduar ende, pasi fjalën e fundit e ka Komiteti i Ministrave, ku kërkohet mbështetja e dy të tretave të vendeve anëtare. Sipas tij, pengesat nuk kanë të bëjnë vetëm me kriteret institucionale dhe demokratike, por edhe me dinamikat politike dhe qëndrimet e disa shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai vlerëson se një nga sfidat më të mëdha mbetet lidhja e anëtarësimit me dialogun Kosovë-Serbi dhe me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Një prej pengesave kryesore është lidhja e procesit të anëtarësimit me dialogun Kosovë-Serbi dhe me çështjen e Asociacionit. Megjithatë, Kosova nuk duhet të lejojë që ky proces të mbetet i bllokuar nga llogaritë politike, por duhet të vazhdojë të provojë përkushtimin ndaj standardeve evropiane, sundimit të ligjit, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjitha komuniteteve”, deklaron Halili.

Në këtë kuadër, ai kërkon një angazhim më të madh diplomatik dhe koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve të vendit. Sipas tij, Presidenca, Qeveria, Kuvendi dhe diplomacia kosovare duhet të veprojnë me një strategji të përbashkët, duke kërkuar mbështetje konkrete nga shtetet që kanë ndikim në vendimmarrjen përfundimtare.

“Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen me një diplomaci më aktive, më të koordinuar dhe më të drejtpërdrejtë me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës”, thekson ai.

Qasje në Gjykatën e Strasburgut

Halili mendon se anëtarësimi në këtë organizatë nuk duhet parë thjesht si një sukses diplomatik apo prestigj ndërkombëtar, por mbi të gjitha si një mekanizëm shtesë për mbrojtjen e qytetarëve.

“Përfitimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë për qytetarët është qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, thotë Halili.

Ai shpjegon se pas anëtarësimit, qytetarët e Kosovës do të kishin mundësi t’i drejtoheshin këtij mekanizmi ndërkombëtar, pasi të kishin shteruar rrugët ligjore vendore dhe në përputhje me kushtet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas tij, kjo do të ishte një garanci shtesë kundër padrejtësive dhe shkeljeve të mundshme të të drejtave dhe lirive themelore.

Në fund, Halili thekson se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është interes i përbashkët shtetëror dhe qytetar, prandaj kërkon mbështetjen e të gjitha institucioneve dhe të spektrit politik.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është interes shtetëror dhe qytetar. Nuk bëhet fjalë vetëm për prestigjin e shtetit, por për krijimin e një mbrojtjeje më të fuqishme juridike për qytetarët tanë dhe për forcimin e demokracisë në Kosovë”, përfundon Halili.

të fundit

Sveçla njofton për aksionin “Taslixhe”: sekuestrohen drogë, armë dhe dy vetura

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe…

10 minutes ago

Alizoti: Përplasjet e brendshme në PS ngjajnë me periudhën e Enver Hoxhës, qeverisja është degraduar

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë për News24 komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste. Alizoti u…

10 minutes ago

Spiropali denoncon: Binaj, emërim i Ballukut, përdor institucionet për presion ndaj familjes sime – çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë?

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ndikimin që, sipas saj, ish-zëvendëskryeministrja…

11 minutes ago

Durmishi: Minimum wage next year could rise by 7 to 8 percent

“Rritja e pagës minimale në mars të vitit të ardhshëm mund të jetë rreth 7 deri në 8%, por shifra…

18 minutes ago

North Macedonia: Protection of victims remains a priority, violence must not be used for partisan clashes

Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake, thonë sot nga Qeveria e Maqedonisë…

18 minutes ago

Ten years after Brexit, Great Britain turns again to the European Union

Dhjetë vjet pas referendumit për Brexit-in, Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr hapa për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. [...]…

18 minutes ago