Momentalisht në zonën e luftës në Ukrainë por Klitschko jep një paralajmërim

Vladimir Klitschko aktualisht ndodhet në Ukrainë duke i bërë ballë pushtimit të Rusisë.

Klitschko ka qënë kampion bote për peshat e rënda në boks për rreth 11 vite. Ish-kampioni i botës i dha fund karrierës së tij në vitin 2017 ku u mposht në një përballje me Anthony Joshua.

Në një intervistë me gazetën gjermane “BILD”, Klitschko ka bërë paralajmërimin e madh, ku në fakt është pyetur për fitoren e Tyson Fury.

“Mësova gjithashtu se pavarësisht luftës, nuk duhet ta harrosh jetën. Sporti është pjesë e jetës sime. Jam shumë i kënaqur që Tyson Fury fitoi.

Kush e di, nuk dua të premtoj asgjë të madhe këtu, por nëse jam në formë të mirë dhe mbi të gjitha, nëse lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti dhe se kufijtë tanë nuk do të rrezikohen nga Rusia, ndoshta do t’i rikthehem boksit”, u shpreh ai.

Ai e mbylli karrierën e tij me 69 ndeshje në boksin profesionist, ku kishte 64 fitore dhe 5 humbje. 53 fitore Klitschko i arriti me K.O./ h.ll/albeu.com

Shtuar 25.04.2022 17:58