“Modriç i jashtëzakonshëm, e mori vetë këtë fitore”, Alegri: Të gjithë duhet të mësojmë prej tij, Inter apo Juventus? E rëndësishme është që…

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, analizoi për mikrofonin e DAZN fitoren e kuqezinjve në transfertë ndaj Pizës.

“Nuk ishte e thjeshtë sonte. Piza është një skuadër e pakëndshme. Në pjesën e parë rrezikuam. Të presin, të nxjerrin nga loja dhe më pas të godasin në kundërsulm. Edhe në rezultatin 1-1 fjetëm në një goditje dënimi të tyre. Marrim tre pikët, djemtë ishin të mirë, por nga kjo ndeshje duhet patjetër të përmirësohemi. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në 15 ditë, nuk ishte e lehtë”.

I pyetur për ndryshimin krahasuar me sezonin e kaluar, ai u shpreh:Për vitin e kaluar nuk mund të them asgjë, as nuk është e drejtë. Mund të them vetëm se kjo skuadër ka vlera të rëndësishme teknike. Ndonjëherë e ulim pak ritmin, duhet të bëjmë një hap përpara sepse grupi ka cilësi të jashtëzakonshme. Djemtë e dinë se deri tani kanë bërë shumë, por në një javë kampionati mund të ndryshojë. Sonte ishte transferta e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, ndërsa tani në 14 të fundit do të kemi tetë në shtëpi dhe gjashtë jashtë”.

Një koment nuk mungoi as për heroin e ndeshjes, Luka Modriç:Çfarë të thuash? Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Përveç cilësive teknike të mrekullueshme, ai shkoi dhe e mori vetë këtë fitore, me një veprim teknik dhe karakterial. Të gjithë duhet të mësojmë prej tij, ka një përulësi të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur që e kemi. Të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment kur stërviten dhe punojnë me të”.

Sa i përket episodeve të tjera, Alegri shtoi:Penalltitë mund të gabohen. Ishte një moment i rëndësishëm, mund të shkonim në 2-0, por ndodh. Kristian Pulisiç hyri shumë mirë, njësoj edhe Leao, dhe është normale që duhet të përmirësojnë formën. Janë zgjidhje shumë të rëndësishme edhe gjatë ndeshjes. Inter apo Juventus? E rëndësishme është që ne morëm tre pikët. Jemi në kuotën 53, një fitore më pak drejt objektivit tonë. Tani rikuperojmë ndeshjen me Komon dhe pastaj do të shohim”.


Shtuar 14.02.2026 10:28