Mjafton Jasir Asani nga 11-metërshi, Shqipëria mposht Gjibraltarin në miqësore

Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Sylvinhos mposhtën pa problem vendasit me rezultatin 1-0.

Goli i cili vendosi takimin miqësor sot, u realizua nga Jasir Asani në 20 minutat e fundit të takimit. Falë një penalltie të akorduar për kuqezinjtë, sulmuesi i Esteghlal arriti të kalojë në avantazh Shqipërinë.

Një fitore e rëndësishme kjo e kuqezinjve të Sylvinhos në prag të sfidës me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.


Shtuar 4.09.2025 20:13