sport

Miqësorja me Bullgarinë, Sylvinho: Nuk ju tregoj se kush do luaj

Shqipëria do të përballet me Bullgarinë të martën në orën 18.00, në “Air Albania”. Kjo është miqësorja e parë e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho, nën drejtimin e kombëtares tonë.

Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Të lidhura

None found

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime. Një parantezë që iu bënë pyetjet Strakoshës. Ai ka pasur mundësi të luajë në Premier League. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, si Berisha dhe Strakosha. Ne jemi shumë të sigurtë sepse kemi lojtarë me eksperiencë. Strakosha luajti me Poloninë dhe bëri mirë. Sa i përket miqësores së nesërme me Bullgarinë, kam 5-6 vite që e kam humbur konceptin e miqësoreve. Ritmi është shumë i çmendur. Nuk ka ndeshje miqësore. Ne kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë Bullgarinë. Kanë një skuadër shumë të mirë. Në aspektin fizik janë lojtarë të gjatë. Është normale që një lojtar që të provojë shumë lojtarë. Por, nuk mund të bëhen 6-7 ndryshime sepse humb ekuilibri. Edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje, kanë një ritëm shumë të madh, duhet t’i respektojmë që mos t’i ngarkojmë shumë.

Miqësore? Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit. Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë.

Bullgaria- E kam studiuar Bullgarinë. Unë shikoj diçka të Bullgari jo diçka e drejtë me dy pikë. Në futboll kjo nuk është e drejtë se ka vetëm dy pikë dhe meritonte më shumë. Ka ekip të mirë, luan në bllok ka lojtarë të fortë. Në futboll nuk ka çelës apo sekret, por të gjithë duhet të mendojnë për të njëjtin gjë, flas për futbollin botëror në përgjithësi. Deri tani kemi bërë një punë të mirë, kemi një grup kompakt që ka treguar një shpirt gare në fushë. Tani mendojmë vetëm për ndeshjet e nëntorit dhe asgjë tjetër.

Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar.

Europiani? Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk mendojmë aktualisht. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi”,  – tha ai.

të fundit

Ditmir Hoxha kalon te Leeds United U21, talenti shqiptar synon Premier League

Ditmir HoxhaQendërsulmuesi shqiptar, Ditmir Hoxha ka befasuar me lëvizjen e fundit [...]Read More...

4 minutes ago

VIDEO/ Përplasja me gazetarin Arjan Konomi në Vuno, reagon Rama: I përdalë, bëri para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me incidentin në Vuno me gazetarin Arjan Konomi, i cili pretendoi…

6 minutes ago

Albin Kurti në Gjilan për takimin me drejtuesit e LVV-së në Kosovë

Dje, në zyrat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e të gjitha…

10 minutes ago

Nuk kthehet nga leja, arratiset nga burgu i Reçit i dënuari (EMRI)

Petrit Ndoci, një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është arratisur, pasi nuk është kthyer nga leja.…

12 minutes ago

Gjendet e pajetë pas tetë ditësh kërkimesh 18-vjeçarja australiane, familja mori fillimisht lajmin e gabuar se ishte shpëtuar

Familjes së një shëtitëseje 18-vjeçare në Australi iu tha gabimisht se vajza e tyre ishte gjetur gjallë pas tetë ditësh…

16 minutes ago

Grabitje spektakolare në Romë, vidhen 700 mijë euro sende me vlerë nga banesa e producentes italiane

Një grabitje e filmash, me sende që vlerësohen të kenë një vlerë prej 700,000 eurosh, po hetohet nga autoritetet italiane…

16 minutes ago