sport

A ka krisje me Brojën? Sylvinho tregon se si qendron e vërteta

Shqipëria do të përballet me Bullgarinë të martën në orën 18.00, në “Air Albania”. Kjo është miqësorja e parë e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho, nën drejtimin e kombëtares tonë. Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime. Një parantezë që iu bënë pyetjet Strakoshës. Ai ka pasur mundësi të luajë në Premier League. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, si Berisha dhe Strakosha. Ne jemi shumë të sigurtë sepse kemi lojtarë me eksperiencë. Strakosha luajti me Poloninë dhe bëri mirë. Sa i përket miqësores së nesërme me Bullgarinë, kam 5-6 vite që e kam humbur konceptin e miqësoreve. Ritmi është shumë i çmendur. Nuk ka ndeshje miqësore. Ne kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë Bullgarinë. Kanë një skuadër shumë të mirë. Në aspektin fizik janë lojtarë të gjatë. Është normale që një lojtar që të provojë shumë lojtarë. Por, nuk mund të bëhen 6-7 ndryshime sepse humb ekuilibri. Edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje, kanë një ritëm shumë të madh, duhet t’i respektojmë që mos t’i ngarkojmë shumë.

Të lidhura

None found

Miqësore? Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit. Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë.

Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar.

Europiani? Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk mendojmë aktualisht. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi”,  – tha ai.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

44 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago