Flota e automjeteve luksoze të Policisë së Dubait është zgjeruar me një motoçikletë sportive BMW M 1000 RR, ndër modelet më të fuqishme të prodhuesit gjerman.
Motori i ri u bë publik gjatë Samitit Botëror të Policisë, të zhvilluar në Dubai.
None found
BMW M 1000 RR është lyer me ngjyrat dalluese të uniformës së policisë, të bardhë dhe jeshile, ndërsa në pjesën e përparme janë vendosur drita LED blu.
Modeli sportiv përdor një motor katërcilindërsh me vëllim 999 kubikë, i cili prodhon 218 kuajfuqi në 14.500 rrotullime për minutë.
Motocikleta arrin një shpejtësi maksimale prej rreth 314 km/orë dhe përshpejton nga 0 në 100 km/orë për 3.1 sekonda.
Pavarësisht këtyre parametrave, përdorimi i saj nuk parashikohet të lidhet kryesisht me ndjekjen e personave në kërkim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mjeti do të përdoret për të rritur prezencën policore pranë monumenteve dhe pikave turistike të qytetit.
Policia e Dubait është e njohur ndërkombëtarisht për flotën e saj të veçantë, ku bëjnë pjesë edhe automjete si Ferrari 812 Superfast dhe Lamborghini Temerario.
BMW M 1000 RR nuk është modeli i parë i kësaj marke që i bashkohet flotës së policisë së Dubait.
Në vitin 2020, autoritetet morën 10 motoçikleta BMW R 1250 RT-P, të modifikuara posaçërisht për shërbime patrullimi policor.
Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Inter – Genoa, e vlefshme…
Protestat e sotme ne Tirane ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e situatës. “Protestat e…
Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me…
Një sërë ngjarjesh kriminale janë regjistruar gjatë 27 dhe 28 nëntorit në disa qytete të vendit. Në mesin e rasteve…
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…