Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së hënës testin e parë miqësor të muajit mars. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Lihtenshtejnin.
Sfida që do të zhvillohet në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari, do të startojë në orën 20:00.
Të lidhura
None found
Tashmë është mësuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.
Bëhet fjalë për gjyqtarin, Bence Csonka. Arbitri hungarez do të jetë ai që do të gjykojë sfidën e Kombëtares shqiptare.
32-vjeçari gjithashtu do të ketë në krah asistentët Norbert Bornemissza dhe Peter Garai. Edhe dy asistentët janë me origjinë hungareze.
Përsa i përket kryesorit, Csonka është një arbitër i ri në moshë, pa shumë eksperiencë ndërkombëtare.
Ndeshjet e fundit ndërkombëtare që ai ka gjykuar kanë qenë Rijeka – Dinamo Zagreb dhe Puskas Akademie U17 – Juventus U17.
