Sulmuesi i Liverpool, Takumi Minamino u përmbajt nga spërkatja me shampanjë gjatë festimeve të Carabao Cup të klubit pasi iu kërkua të mos e bënte këtë nga Sadio Mane.
“Reds” po festonin me trofeun në Wembley pas fitores së tyre epike në penallti kundër Chelseat të dielën.
Me lojtarët që mblidheshin në podium në qendër të fushës, shishet e zakonshme të shampanjës u shtrinë gati për t’u spërkatur.
Lojtari japonez Minamino, i cili nuk arriti të dilte nga pankina kundër bluve, mori një shishe me qëllim që ta derdhëte mbi shokët e tij të skuadrës.
Teksa mori shishen, iu drejtua muslimanit të devotshëm Mane, i cili me mirësjellje i kërkoi të mos e lagëte.
Minamino e mirëkuptoi këtë gjë dhe e uli shishen, përpara se të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës duke kënduar dhe kërcyer.
Por sapo u bënë fotografitë zyrtare të skuadrës që festonte në podium, Mane u largua për t’i lejuar shokët e tij të skuadrës të “zhyten” në shampanjë.
Jurgen Klopp vuri re se Mane ishte larguar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shkoi për të qëndruar me të për t’u siguruar që ai të mos ndihej i anashkaluar.
Fansat lavdëruan Minaminon për respektimin kërkesës së Mane. /h.ll/albeu.com
Mane asked Minamino not to spray champagne so he put it back down ❤️ pic.twitter.com/pFoJ6ErbEf
— ESPN FC (@ESPNFC) February 28, 2022