Milot Avdyli, ish-kapiten i Kosovës U21, beson se Celje është e përgatitur të shkruajë historinë duke siguruar fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
None found
Të mërkurën në mbrëmje, Avdyli shkëlqeu me një eurogol në barazimin e Celjes kundër Slovan Bratislavës, ndërsa javën e ardhshme skuadra e tij do të synojë kalimin në fazën tjetër.
Pas golit spektakolar që i dha Celjes një barazim të rëndësishëm, futbollisti kosovar deklaroi se i gjithë ekipi po jep maksimumin për ta kthyer këtë ëndërr në realitet.
“Besoj se ishim vendosur mirë në fushë. Pas golit të Slovanit, morëm drejtimin e lojës dhe arritëm të shënonim në kohën e duhur. M’u krijua shumë hapësirë për goditje dhe e shfrytëzova atë”.
“Të luash në këtë stadium është një sfidë. Kundërshtari ka cilësi dhe tifozët bëjnë shumë zhurmë, megjithatë të gjithë së bashku dëshmuam karakter. Kam besim se të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe javën e ardhshme”.
“Për mua nuk është e rëndësishme se në cilën pozitë apo në çfarë roli aktivizohem. Synimi im është ta ndihmoj skuadrën dhe gjithmonë do të jap më të mirën që ta përmbushim ëndrrën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur për të arritur suksesin”.
Ndërkohë, Avdyli nuk ka marrë ende ftesë nga ekipi i parë i Kosovës, ndaj nuk do të përbënte befasi nëse Shqipëria do ta shfrytëzonte këtë situatë për ta bindur që të veshë fanellën “Kuq e Zi”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…