Categories: sport

Milot Avdyli shkëlqen me Celjen: goli ndaj Slovanit dhe dy objektivat e mëdha të mesfushorit

Milot Avdyli është kthyer në një prej emrave kryesorë të Celjes, veçanërisht pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi në Bratislavë kundër Slovanit.

Të lidhura

None found

Paraqitja e mesfushorit kosovar është vlerësuar edhe nga mediat sllovene. 24ur.com e ka përfshirë atë mes heronjve të Celjes në përpjekjen për të arritur fazën e fundit të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Avdyli realizoi një gol spektakolar në përballjen e parë me Slovan Bratislavën, duke i siguruar skuadrës sllovene një rezultat të favorshëm përpara takimit të kthimit.

Vetë futbollisti 24-vjeçar e konsideron këtë moment si më të rëndësishmin deri tani në karrierën e tij.

“Ky ishte deri tani goli im më i mirë. Ndjesia ishte unike, sepse shënova në fazën e fundit të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Nuk mund t’i numëroj mesazhet që kam marrë, vërtet kanë qenë shumë”, ka deklaruar Avdyli, cituar nga 24ur.com.

Gjatë muajve të fundit, mesfushori ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Nga një lojtar që e niste ndeshjen shpesh në stol, ai është shndërruar në një prej elementëve të rëndësishëm të formacionit të Celjes.

Avdyli ia atribuon një pjesë të këtij ndryshimi trajnerit Vitor Campelos, i cili i ka dhënë më shumë hapësirë dhe besim.

“Kur erdhi Vitor Campelos, fillova të luaja më shumë. Më parë nuk arrija të lidhnja tri apo katër ndeshje radhazi, ndërsa tani e ndiej besimin e trajnerit”, ka thënë ai.

Rruga e tij profesionale ka kaluar edhe përmes Ukrainës, ku u transferua nga liga e dytë zvicerane. Kjo periudhë ishte një nga përvojat më të veçanta dhe sfiduese të karrierës së tij.

“Ishte e vështirë, por edhe nga një përvojë e tillë mëson diçka”, është shprehur Avdyli.

Aktualisht, futbollisti kosovar synon të realizojë dy objektiva të mëdhenj: të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të marrë debutimin me Kombëtaren A të Kosovës.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe për kombëtaren time në Prishtinë. Shpresoj që të dyja këto ëndrra të realizohen që këtë muaj”, ka deklaruar ai.

Avdyli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Kosova U21. Sipas tij, pas dy paraqitjeve të mira ka pasur kontakte për një ftesë në Kombëtaren A, por thirrja ende nuk është zyrtarizuar.

“Pas dy paraqitjeve të mira më kanë kontaktuar, por ftesa ende nuk është e sigurt. Edhe në ndeshjen e radhës duhet të tregoj se e meritoj”, ka përfunduar ai.

Takimi i dytë me Slovan Bratislavën do të jetë një sfidë me peshë të veçantë për historinë e Celjes.

Pas barazimit të arritur në Bratislavë, skuadra sllovene ndodhet vetëm 90 minuta larg një kualifikimi historik në fazën e Ligës së Kampionëve. Në këtë përballje, Milot Avdyli pritet të jetë përsëri një nga protagonistët kryesorë.

të fundit

Protesta e 115-të përfundon me paralajmërimin: “Nesër më shumë”

Është mbyllur protesta e 115 me radhë qytetare kundër qeverisë. Protestuesit e mbyllën edhe këtë tubim me shprehjen “Nesër më…

1 minute ago

Mbappe rrëfen afrimin me Liverpoolin dhe arsyen pse nuk realizoi dëshirën e nënës

Kylian Mbappe ka zbuluar një nga historitë më interesante nga fillimi i karrierës së tij, duke treguar se sa pranë…

2 minutes ago

Average net salary in July reaches 48,499 denars

Pagat në vend kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave,…

7 minutes ago

Fire extinguished at paint and plaster warehouse in Skopje

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në zonën e ish-kompleksit industrial "Zhelezara" në Shkup është shuar plotësisht, njoftojnë shërbimet kompetente.Zjarri shpërtheu…

7 minutes ago

Konjufca in New York: We are deepening partnerships and advancing Kosovo’s interests

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë Javës…

8 minutes ago

Prishtina protests for the seventh consecutive night against the Special Court ruling

Për të shtatën natë me radhë, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po zhvillohet protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj…

8 minutes ago