Milanit i shtohen edhe 4 mungesa të mëdha përballë Torinos

Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Ismael Bennacer dhe Samu Castillejo nuk kanë udhëtuar me Milanin për përballjen e sotme në Serie A kundër Torinos.

Stefano Pioli tashmë pritej të ishte pa Alessio Romagnolin, Alessandro Florenzi dhe Simon Kjaer, por këto mungesa nuk janë të vetmet tashmë.

Sipas MilanNews.it, Ibrahimovic, Rebic, Bennacer dhe Castillejo nuk iu bashkuan skuadrës së Milanit për udhëtimin i në Torino, duke i përjashtuar ata nga ndeshja e sotme kundër tyre.

Veterani suedez po vuan nga një mbingarkesë në gjurin e majtë, ndërsa tre të tjerët po përballen me lodhje të muskujve.

Ka të ngjarë që të katër do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Genoas.

Pioli tani do të duhet të ndërhyjë me planet e tij pak përpara ndeshjes së sotme, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo pike në dispozicion. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2022 15:46

Tags: ,