Milani pazar te Reali, kërkon Hazard dhe Jovic

Milani është i interesuar për disa lojtarë të Real Madridit.

Kuqezinjtë po planifikojnë të blejnë Brahim Diaz, i cili luan për klubin në formë huazimi. Shuma e transferimit vlerësohet në 22 milionë euro.

Gjithashtu në një takim të përfaqësuesve të klubit, drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini dëshiron të diskutojë transferimet e mundshme të Eden Hazard dhe Luka Jovic .

Real Madridi nuk do të ndërhyjë në largimin e lojtarëve dhe Milani do të ketë mundësinë të nënshkruajë lojtarë me kushte mjaft të favorshme. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 19:07