Milani nuk e ka mbyllur me merkaton, pikas “Kessien e ri” në Francë

Skuadra e Milani nuk e ka mbyllur merkaton dhe duket se është ende në kërkim të një lojtari perspektive për mesfushën.

“Kuqezinjtë” kanë “piketuar” Jean Onana. 22-vjeçari kamerunian i Bordeaux shihet si “Kessie i ri” në repartin e mesfushës.

Milani ka rënë dakord tashmë për kushtet e kontratës me lojtarin, ndërsa negociatat po  vazhdojnë më klubin francez.

Mesfushori duket se përfaqëson dinamizmin dhe energjinë që kërkon Pioli për mesfushën e tij./albeu.com


Shtuar 23.08.2022 16:41