Milani mund të bëjë goditjen e madhe të afatit kalimtar, falë ndihmës nga Ibrahimovic

Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, po bëhet një opsion gjithnjë e më i mundshëm për Milanin para afatit kalimtar veror dhe ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të përdorin Zlatan Ibrahimovic në negociata.

‘Rossonerët’ janë në kërkim të një sulmuesi ideal për një periudhë afatgjatë, pasi Olivier Giroud tashmë ka mbushur 37 vjet dhe kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit.

La Gazzetta dello Sport raporton se ideja e nënshkrimit me Gyokeres po bëhet një opsion shumë i mundshëm për drejtuesit e klubit.

Çmimi i Gyokeres dhe opsionet tjera të Milanit:

La Gazzetta dello Sport paralajmëron se çmimi i lojtarit mund të ulet në rast se ai dëshiron të largohet.

Sidoqoftë, në rast se ndodh kështu, Milani me shumë mundësi do të duhej të bënte minimumi një ofertë në regjionin e 50-60 milionë eurove, për të bindur Sportingun që ta lirojë suedezin.

Në rast se opsioni Gyokeres dështon, atëherë Milani ka në listëne tyre edhe disa sulmues të tjerë si Joshua Zirkzee (Bologna) dhe Santiago Gimenez (Feyeenord).

A mund ta joshë Milani lojtarin me ndihmën e Ibrahimovicit?

Gyokeres i cili ka bërë 20 paraqitje për Suedinë, është i njohur me ish-sulmuesin e Milanit tashmë këshilltar i lartë i klubit.

Dyshja u futën në lojë nga banka rezervë ndaj Belgjikës vitin e kaluar, në atë që doli të ishte ndeshja e fundit e Ibrahimovicit si futbollist profesionist.

Për këtë arsye, Milani do të mbështetet shumë tek ndikimi i mundshëm i Ibrahimovicit, dhe të shpresojnë se ai do të refuzojë ofertat e mëdha nga ekipet tjera.


Shtuar 23.03.2024 16:40

Tags: ,