Milani merr vendimin përfundimtar për Kruniç

Milani e ka vendosur, Rade Kruniç nuk do të largohet këtë verë.AC Milan v Tottenham Hotspur: Round of 16 Leg One – UEFA Champions League

Pavarësisht ofertave të shumta që kanë ardhur për të, kuqezinjtë nuk kanë pranuar për ta lënë të lirë.

Në fillim ishte Fenerbahçe ajo qe kërkonte shërbimet e mesfushorit dhe së fundmi Lioni.

Kuqezinjtë kanë kërkuar 12 milionë euro për të nisur negociatat. Por kjo është një shifër e lartë për klubet duke bërë që të tërhiqen.


Shtuar 28.08.2023 18:09