Milan tenton të “blindojë” shtyllat e ekipit, edhe pse ende një prej tyre duket larg, pikërisht Frank Kessie.
Afrikani me shumë gjasa do të lërgohet me parametra zero në fund të sezonit, ashtu si Donnarumma në merkaton që lam pas. Situata këto që kanë bërë klubin të tregohet më i kujdeshshëm për të mos dalë i humbur nga yjet që ka në ekip.
“Kuqezinjtë” dëshirojnë të mbyllin rinovimin e kontratës sa më shpejt të jetë e mundur me Ismael Bennacer. Bordi po punon për të zgjatur kontratën që skadon në vitin 2024, ku do të ketë një rritje të pagës së mesfushorin.
Nga kampi i Milanos raportohet se për këtë çështje ka optimizëm dhe gjithçka mund të zyrtarizohet së shpejti. /albeu.com