Milani ka arritur të sigurojë 3 pikët e plota në ndeshjan ndaj Cagliarit e vlefshme për javën e dytë të Serie A.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 4 – 1.
Sandro Tonali me një supergol nga gjuajta e lirë kaloi Milanin në epërsi (12′).
Cagliari u këndell duke barazuar përmes Deiolas (15′).
Pas vetëm dy minutave, Rafael Leao riktheu avantazhin e vendasve (17′).
Olivier Giroud u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi të Diaz (24′).
I njëjti realizoi edhe golin e dytë personal, njëkohësisht i katërti për Milanin nga pika e bardhë (43′).
Edhe pjesa e dytë, u dominua nga Milan, por u mungonte finalizimi.
Pas kësaj fitore, Milan renditët në pozitën e katërt me gjashtë pikë, derisa Cagliari në vendin e 14-të me një pikë.