Humbja me Interin duket se ka lënë me pasoja Milanin, teksa kuqezinjtë u mundën 2-0 ndaj Spezias, duke komplikuar kualifikimin në Champions League.
Një disfatë që dhemb dhe që tregon se skuadra e Piolit nuk po kalon aspak ditë të mira.
Golat e vendasve të Spezias erdhën në 15 minutat e fundit, nga Wisniesci dhe ish-lojtari i Interit, Esposito.
Me këtë rezultat, Milani është në vendin e pestë me 61 pikë dhe zikaltërit e vendit të katërt mund të shkëputen shumë, nëse bëjnë detyrën ndaj Sasuolos.