Milan tregohet i qartë, 100 milionë euro kush dëshiron Theo Hernandezin

Shumë klube të mëdha e duan Theo Hernandez në ekip, por jo të gjithë mund ta përballojnë çmimin e tij.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, do të duhen shumë para për ta rrëmbyer anësorin francez nga Milan.

Mbrojtësi francez është gati të rinovojë kontratën e re me Milanin, megjithatë nuk mungon interesimi nga Bayern Munich dhe PSG, të cilët sipas mediumit italian, janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 100 milionë euro për të, aq sa kërkon edhe Milan. /abcnews.al


Shtuar 18.03.2024 16:54