Milan po mendon t’i bashkohet garës për sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus. Sipas një burimi të brendshëm nga gazetari Graham Bailey, kuqezinjtë po monitorojnë nga afër situatën me të ardhmen e futbollistit.
Pengesa kryesore mund të jetë shuma që kërkon Manchester City për Jesus, i cili ka vetëm një vit nga kontrata e tij me klubin. Qytetarët duan 60 milionë euro për sulmuesin, ndërsa buxheti i transferimeve të Milanit për merkaton e verës është vetëm 100 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, një pjesë e këtyre parave ka të ngjarë të shpenzohen për Renata Sanches dhe Sven Botman nga Lille.
Sezonin e kaluar, Jesus shënoi 8 gola dhe 8 asistime në Premier League. /albeu.com/