Ndërsa viti 2021 i Rafael Leaos mund të ketë përfunduar para kohe për shkak të dëmtimit të lehtë ndaj Salernitana, Milani po vazhdon punën për rinovimin e kontratës së portugezit.
Tuttosport shkruan sot, duke treguar se në javët në vijim do të zbardhet rinovimi. Negociatat mes Maldinit , Massara dhe agjentit të tij Jorge Mendes kanë filluar dhe tashmë ka një bazë marrëveshjeje për një rinovim deri në vitin 2026 me 4 milionë neto bazë, me bonuset ende për t’u identifikuar.
Por fakti që Leao ndihet gjithnjë e më shumë brenda projektit sportiv të Milanit dhe se ai ka dhënë vullnetin për të qëndruar me kuqezinjtë është tashmë një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të aventurës./h.ll/albeu.com