Milan nuk ka mundur të largohet nga San Siro me tre pikë ndaj Bolognas.
Ka qënë një ndeshje pothuajse e dominuar nga “Djajtë e Kuq” por Bologna është treguar kockë e fortë ndaj kryesuesve. Vendasit kanë provuar disa herë me Giroud, Tomori etj, por nuk ka mundur të gjejë rrjetën e golit.
Bologna ka luajtur mirë ku gjithashtu është treguar e rrezikshme disa herë në portën e Maignan.
Mian vazhdon kryesimin e tabelës por tashmë bëhet më e rrezikshme situata për ta, pasi Napoli ndodhet vetëm një pikë pas, dhe Interi 4 pikë, por me një ndeshje më pak, pikërisht ndaj Bolognas./ h.ll/albeu.com